Pas reagimeve për ngjarjen e Himarës, Blendi Fevizu sqaron foton me skaf për të cilën u kritikua në rrjet

Pas reagimeve për ngjarjen e Himarës, Blendi Fevizu sqaron foton me skaf për të cilën u kritikua në rrjet

09:53, 05/08/2022
A+ Aa A-

Blendi Fevizu ka qenë një nga zërat më kritikë ndaj sigurisë në plazhet shqiptare dhe personave që shkelin ligjin me mjetet lundruese, pas ngjarjes tragjike të Himarës, me reagimet e tij që janë shpërndarë masivisht në media. 

 

Nisur nga kjo, kur ditën e sotme u shpërnda një foto e gazetarit duke zbritur nga një skaf i madh në bregdetin e Palasës, pati mjaft reagime.

Reagime që mesa duket kanë shkuar deri tek Fevizu, gjë që e kanë detyruar moderatorin e "Opinion" të bëjë një sqarim në rrjetet sociale. 

 

Kështu, Fevizu thotë që ja kanë dërguar disa miq foton e lartpërmendur, ndërsa shpjegon se në fakt është shkrepur në 16 dhe 17 korrik, në kohën kur ai po realizonte disa dokumentare për plazhet e jugut për emision e tij.

 

Ai thotë që po bën edhe autokritikë nëpërmjet këtij reagimi, ndërsa i drejtohet edhe atyre që e kanë kritikuar, teksa nuk lë pa përmendur sërish "ata djemtë e pasanikëve" që i ka targetuar tashmë prej ditësh. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco