Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Wanda Nara do të divorcohet nga Mauro Icardi: Nuk mund të duroj më

Wanda Nara do të divorcohet nga Mauro Icardi: Nuk mund të duroj më

09:44, 04/08/2022
A+ Aa A-

Këtë herë nuk janë as thashetheme, as spekulime, as supozime është fakt.

Wanda Nara ka vendosur t’i jap fund martesës me Maurio Icardin, modelja i ka kërkuar divorcin.

Orët e fundit në internet po bën xhiro një video audio në të cilën Wanda dëgjohet teksa i thotë punonjëses së saj se është duke përgatitur letrat e divorcit.

'Carmen erdha në Argjentinë sepse po divorcohem nga Mauro.Do të qëndroj edhe disa ditë dhe më pas do të kthehem. Unë do të bëj kërkesë për divorc sepse nuk mund të duroj më." dëgjohet Wanda duke thënë në audio që i dërgonte Carmen.

Kjo audio vërteton thashethemet që po qarkullonin prej ditësh.

Kjo tregon se kriza në çift nuk është kapërcyer dhe ata kanë vendosur përfundimisht të ndahen.

Tradhëtia dhe falja

Kriza në çift filloi tetorin e vitit të kaluar kur Wanda zbuloi se i shoqi e kishte tradhtuar.

Mirëpo modelja e fali për të mirën e familjes së saj.

Madje ajo me një postim në rrjete sociale u kujdes që t’i dërgojë një mesazh të qartë ‘gurit të skandalit’  modeles China Suarez.

“Unë kujdesem për familjen time, njerëzit janë jeta” shkroi Wanda në postimin e saj të cilën e shoqëroi dhe me foto ku shihej pranë Icardit.

Image

Në të njëjtën kohë dolën në dritë dhe mesazhet e Mauro Icardit me modelen 29-vjeçare, China Suarez, e cila i kërkonte të bënte seks.

“Një ditë unë dhe ti duhet të bëjmë seks. Diku ku nuk do të të njohin hahaha” shkruante Suarez në mesazhet të cilat i kishte dërguar Icardit, që ky i fundit e kishte shënuar numrin e modeles në kontaktet e tij me inicialet CS.

 Image

Hakmarrja e Wandës

Çifti ishte sërish në qendër të mediave rozë për jetën e tyre personale, në mars të vitit 2022.

Ishin mediat argjentinase që i vunë “zjarrin” rrjetit.

Sipas tyre, Wanda Nara duket gjatë një udhëtim në vendin e saj kishte pasur një marrëdhënie intime me truprojën e saj.

Megjithatë ky lajm u mohua kategorikisht nga Wanda.

Përmes një story në Instagram e saj ajo u përgjigj këtyre thashethemeve duke theksuar se të gjitha këto janë gënjeshtra.

 “Flasin për hakmarrje, për një skandal të tmerrshëm, thonë se mashtrova Mauron, se joshva truprojën time. Nuk kam nevojë të them se gjithçka është më shumë sesa gënjeshtra. Mungesa ekstreme e respektit nuk pushon kurrë të më mahnitë. Unë nuk jam ai lloj personi, nuk jam ajo lloj gruaje. Unë kurrë nuk kam bërë diçka të tillë. Unë veproj ndryshe, sepse jam ndryshe” shkruante Wantda në storyn e saj.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco