Nuk ka më dyshime për lidhjen e tyre! Tayna në një lidhje me agjentin Italian

Nuk ka më dyshime për lidhjen e tyre! Tayna në një lidhje me agjentin Italian

14:06, 03/08/2022
A+ Aa A-

Prej ditësh po spekulohet për një lidhje të mundshme mes reperes Tayna dhe agjentit italian të futbollit, Giovanni SantoroPor mesa duket dilema ka marrë fund, pasi mediat rozë kanë zbuluar disa video ekskluzive, të cilat dëshmojnë se dyshja janë në lidhje.

Image

Në video, reperja shqiptare emri i vërtetë i së cilës është Doruntina Shala, mund të shihet e shoqëruar nga Giovanni në një nga aeroportet e Italisë.

Në një moment madje ata nuk hezitojnë që të shkëmbejnë edhe një puthje, në praninë e dhjetëra njerëzve që ndodheshin në aeroport.

Image

Tayna njihet si një ndër reperet më të suksesshme të skenës vendore, me shumë këngë hite e koncerte të shumta.

Giovanni në anën tjetër është një agjent i njohur i futbollistëve në Itali, i cili merret me transferimin e lojtarëve nëpër ekipe dhe shqyrton kushtet financiare të tyre.

Image

Ai ka qenë i martuar më parë dhe nga martesa e tij e parë ka një djalë të quajtur BorisLouis.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco