Britney Spears: Kisha dëshirë të martohesha në kishë, por nuk më lanë!

Britney Spears: Kisha dëshirë të martohesha në kishë, por nuk më lanë!

13:55, 03/08/2022
A+ Aa A-

Kanë kaluar dy muaj nga dasma përrallore mes Britney Spears dhe Sam Asghari .

Pas po-së së thënë në shtëpinë e tyre, çifti kaloi dhjetë ditë në një parajsë tropikale, para se t'i rikthehej jetës së përditshme. 

Duke menduar për përgatitjet e dasmës, këngëtarja ka zbuluar një detaj që ka mbetur i fshehur deri më tani. 

Spears postoi një fotografi të një kishe në profilin e saj në Instagram, duke ndezur një polemikë.

“Ky është vendi ku unë fillimisht doja të martohesha gjatë pandemisë Covid– shkruan ajo në rrjetet sociale – Doja të shkoja atje çdo të diel… është bukur por më thanë se ishte mbyllur përkohësisht për shkak të pandemisë”.

Spears kishte vendosur t'i shpallte dashurinë e përjetshme partnerit të saj përmes një riti fetar, por diçka nuk shkoi mirë.

 “Pastaj dy vjet më vonë, kur doja të martohesha atje, më thanë se duhej të isha katolike.”

 Një kërkesë që padyshim që Britney nuk i pëlqeu. 

‘’A nuk duhet që kisha të jetë e hapur për të gjithë?”,argumentoi ajo .

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco