Almeda dhe Tolgahan në Shqipëri, ja vendi ku kanë nisur pushimet

Almeda dhe Tolgahan në Shqipëri, ja vendi ku kanë nisur pushimet

10:19, 03/08/2022
A+ Aa A-

Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman kanë nisur pushimet në Shqipëri.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Almeda përmes postimeve në rrjetet sociale.

Image

Aktorja ka publikuar një foto krah bashkëshortit të saj dhe zbulon se ndodhet në Dajt.

Çifti janë prindër të dy fëmijëve, ndërsa pak kohë më parë Almeda ka shprehur dëshirën për t’i rritur të vegjlit e saj me kulturën dhe gjuhën shqipe.

Image

Në një intervistë të dhënë më parë Almeda tregoi se sa shumë ajo dhe partneri i saj e duan Shqipërinë dhe kanë menduar të blejnë një shtëpi pasi dëshiron që muajt e verës t’i kalojë në vendlindjen e saj.

 

“Sigurisht, dhe mund të them që e kemi vendosur dhe shumë shpejt do e kemi sepse dhe Tolga e pëlqen shumë Shqipërinë dhe ndihet shumë i lumtur dhe komod atje. Ëndrra ime është që muajt e verës t’i kaloj në Shqipëri me fëmijët sepse dua shumë që t’i rris me traditat dhe gjuhën shqipe”, ka treguar Almeda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco