Stresi reagon pas tensioneve në veri: Jam gati të sakrifikoj edhe jetën për…

Stresi reagon pas tensioneve në veri: Jam gati të sakrifikoj edhe jetën për…

11:16, 01/08/2022
A+ Aa A-

Arkimed Lushaj ose ndryshe i njohur si Stresi ka reaguar në rrjetet sociale pas tensioneve të krijuara mes forcave serbe dhe atyre të Kosovës, në veri.

Me anë të një statusi në InstaStory, Stresi u shpreh se kërcënimi serb po bëhet për popullin e Kosovës. Ai i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bëhen bashkë dhe ta mbështesim Kosovën pasi jemi një gjak.

Madje reperi u shpreh se është gati të sakrifikojë dhe jetën e tij për ta mbrojtur atë.

“Të dashur bashkombas kudo ku jeni në botë.

Kërcënimi serb po bëhet për popullin shqiptar të Kosovës. Çdo njeri që e do këtë komb duhet të jetë në mbështetje të vëllezërve tanë se jemi të një gjaku.

"Unë në këto momente që po ju shkruaj jemi gati 20 mijë veta nga mosha 18 – 35 vjeç të sakrifikojmë jetën tonë për të mbrojtur çdo pëllëmbë tokë të Kosovës. Kosova në rrezik. Kombi në këmbë”, shkroi artisti.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco