Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

Dhunoi barbarisht një person në makinë, merret vendimi për Feron

Dhunoi barbarisht një person në makinë, merret vendimi për Feron

14:11, 27/07/2022
A+ Aa A-

Ditën e sotme është marrë vendimi për Feron, i cili pak ditë më parë u arrestua paso dhunoi keq një person i cili ndodhej brenda një makine.

Drejtësia e Kosovës ka vendosur që reperi të dënohet me një muaj paraburgim.

 

Kujtojmë se në rrjetet sociale u publikuan menjëherë pamjet e dhunshme dhe më pas policia ndërhyri duke arrestuar Feron.

Si pasojë, ditën e sotme ai doli para Gjykatës Themelore të Gjilanit që vendosi ta lejë pas hekurave.

 

Përmes një njoftimi për mediat, Gjykata Themelore në Gjilan njoftoi se reperi do të qëndrojë në paraburgim me kohëzgjatje një muaj, mbi akuzën e ngritur ‘Sulmi’.

 

Njoftimi i plotë nga gjykata:

 

“Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit F. Sh.

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 24.07.2022 rreth orës 17:00, në Rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, në rrugë dhe vend publik, i pandehuri pas një mosmarrëveshje të rastit me të dëmtuarin E. E. i cili ishte duke dëgjuar muzikë dhe ishte i ulur ne veturën VË Golf 6 ngjyrë e bardhë si pasagjerë të njëjtin e sulmon fizikisht i pandehuri F. Sh., duke e goditur me grushte dhe shkelma disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, deri sa ndërhynë persona të tjerë të pranishëm për ta larguar të pandehurin.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale sulmi, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme në këtë fazë të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco