Çfarë e përloti Ben Affleck në muajin e mjaltit në Paris?

Çfarë e përloti Ben Affleck në muajin e mjaltit në Paris?

10:37, 26/07/2022
A+ Aa A-

Ben Affleck shpërtheu në lot në darkën që festonte 53-vjetorin e gruas së tij Jennifer Lopez dhe gjithçka u kap nga fotografët.

Paparacët arritën të kapnin Affleck-un ndërsa Jennifer i fshinte lotët nga fytyra teksa Beni po fliste me të dhe më pas ajo e përqafoi fort.

Jennifer për këtë rast ka veshur një fustan të gjatë të zi dhe të ngushtë dhe në qafë ka vendosur një gjerdan me perla të mëdha dhe këngëtarja duket e përsosur edhe në dekadën e gjashtë.

Çifti aktualisht është në muajin e mjaltit në Paris pas dasmës së tyre të fundit surprizë në Las Vegas.

Fëmijët e tyre i bëjnë shoqëri në Paris. Fëmijët e Benit Violet, Seraphina dhe Samuel me Jennifer Garner dhe fëmijët e Lopez Emme dhe Maximilian me martesën e saj me Marc Anthony.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco