Taulant Xhaka bëhet baba për herë të dytë, zbulon emrin e vajzës!

Taulant Xhaka bëhet baba për herë të dytë, zbulon emrin e vajzës!

09:22, 24/07/2022
A+ Aa A-

Futbollisti i njohur i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, është bërë baba për herë të dytë.

Ai dhe bashkëshortja e tij janë bërë prindër të një vajze, për të cilën kanë zgjedhur emrin Maleya.

 

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë futbollisti i Basel, duke postuar një foto të vogëlushes në Instagram, duke qënduar mes babait dhe mamit, që po i falin të gjithë dashurinë e mundshme. Bashkangjitur me foton Xhaka shkruan:

 

“Jemi më shumë se të bekuar. Të duam Maleya. 23.07.2022”,- duke zbuluar edhe datën e lindjes së saj, që është pikërisht dita e sotme.

Kujtojmë se çifti janë prindër të një djali 2 vjeç me emrin Klevis, i cili është bërë me një motër të vogël.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco