Lajmi i fundit

SPECIALE/ 7 orët e Erion Veliajt në SPAK

Gjendet e vdekur aktorja e njohur e filmit ‘Elvisit’

Gjendet e vdekur aktorja e njohur e filmit ‘Elvisit’

09:45, 22/07/2022
A+ Aa A-

Shonka Dukureh, e cila luajti Big MamaThornton në filmin e këtij viti për Elvis Presley, është gjetur e vdekur në dhomën e gjumit në shtëpinë e saj në Nashville.

Policia tha se nuk kishte shenja keqtrajtimi.

 

Rezultatet e autopsisë janë në pritje nga eksperti mjekësor.

Këngëtarja 44-vjeçare e Nashville, ndante apartamentin me dy fëmijët e saj të vegjël.

 

Njëri prej fëmijëve e gjeti atë të pandjenja dhe shkoi në banesën e një fqinji, i cili thirri shërbimet e urgjencës.

Aktorja, e cila gjithashtu ndau skenën në Coachella këtë vit me Doja Cat, ishte diplomuar për teatër në  Universitetin Fisk në Nashville dhe u diplomua gjithashtu në Trevecca Nazarene.

 

Në një intervistë muajin e kaluar, Dukureh tha se ajo u dha mësim nxënësve të vitit të dytë për një kohë dhe më pas punoi me të rinjtë e qytetit përmes programeve pas shkollës dhe verës.

Ajo tha se ata studentë u afruan pasi e panë atë në filmin biografik të Baz Luhrmann-it, Elvis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco