Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Fansat e ‘Game of Thrones’ tani mund të mësojnë gjuhën e serialit!

Fansat e ‘Game of Thrones’ tani mund të mësojnë gjuhën e serialit!

09:18, 22/07/2022
A+ Aa A-

Sa herë keni menduar duke parë "Game of Thrones", sa "cool" do ishte po të flisnit gjuhën e dragonjve që përdoret në serial.

Epo që tani e tutje mund ta keni këtë mundësi, pasi aplikacioni i njohur "Duolingo" ofron kursin në "High Valyrian".

 

‘Valyrian’ sigurisht nuk është një gjuhë reale, por e krijuar për serialin “Game of Thrones’ nga David J. Peterson.

Në fakt ‘Duolingo’ bashkëpunoi me Peterson në 2019 për të krijuar një kurs ‘High Valyrian’ në aplikacion, duke u nisur nga popullariteti i jashtëzakonshëm i shfaqjes televizive. 


Ndërkohë tani, në përditësimin më të ri, “Duolingo” po shton 159 fjalë të reja në fjalor, të gjitha në "High Valyeian", për nder të publikimit të serialit “House of Dragon”, që është një spin off i "Game of Thrones", i tëri i dedikuar për shtëpinë Targeryan. 

Ata që janë të interesuar të flasin në “High Valyrian”, falë Duolingo-s mund të mësojnë si të diskutojnë, flasin për veten e tyre dhe komandojnë dragonjtë me aq ekspertizë sa Daenerys Targaryen.

 

 “House of Dragon”, do të nisë në HBO dhe HBO Max më 21 gusht. Seriali bazohet në romanin “Fire & Blood” të George R.R. Martin, i cili tregon historinë e Shtëpisë Targaryen, 200 vite përpara ngjarjeve të “Game of Thrones”.

Mund ta keni edhe për CV gjuhën e re, përveç anglishtes dhe italishtes, ku i dihet, shefi juaj i ri mund të jetë një dragua. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco