Lajmi i fundit

SPECIALE/ 7 orët e Erion Veliajt në SPAK

Horoskopi për ditën e premte, 22 korrik 2022

Horoskopi për ditën e premte, 22 korrik 2022

22:34, 21/07/2022
A+ Aa A-

Dashi: Kjo e premte 22 është një ditë veçanërisht e favorshme për ndjenjat, përfitoni prej saj. Puna është stresuese, por së shpejti mund të relaksoheni.

Demi: qielli ju buzëqesh, Hëna është në shenjën tuaj: dashuria në superformë. Edhe puna po shkon mirë, por ju mund të bëni më mirë.

Binjakët: nëse keni takuar një person disi misterioz ditët e fundit, përpiquni të mësoni më shumë për të. Sa i përket punës, duhet të ambientoheni me idenë se angazhimet nuk mund të zgjasin përgjithmonë.

Gaforrja: ditë e dyshimtë për ndjenjat, më mirë të mos debatoni me partnerin. Puna do t’ju sjellë disa të papritura me të cilat do të duhet të merreni.

Luani: qielli është në anën tuaj, përpiquni të shfrytëzoni sa më shumë këtë ditë në dashuri. Kolegët ju respektojnë dhe ju vlerësojnë, e gjitha kjo falë jush!

Virgjëresha: emocionet janë të shumta këtë të premte, jeni të dyzuar, duhet të sqaroni pak gjërat me veten. Mundohuni të mos i konsideroni edhe kolegët tuaj miq, ata i përkasin punës!

Peshorja: peshk shumë i madh në një liqen shumë të vogël, kështu ndiheni së fundmi. Puna ju kënaq, por keni nevojë për ndryshim.

Akrepi: Hëna kalon në shenjën tuaj, duhet të përfitoni prej saj tani, sa jeni në kohë. Puna vazhdon me rutinën e saj, por pushimet janë afër.

Shigjetari: diçka mungon në marrëdhënien tuaj, por ju duhet ende të sqaroni ca gjëra me gjysmën tjetër. Për punonjësit, promovime shfaqen në horizont, me efekt pas verës.

Bricjapi: jeni konfuz, ose ndoshta thjesht ndjeni se duhet të jeni vetëm. Shumë kolegë kanë ende nevojë për ju në punë.

Ujori: dyshimi ju lodh, më mirë për ju nëse e lini pas. Për momentin puna është aty, por nuk është ajo që prisnit.

Peshqit: magjia e dashurisë, ky është qëllimi juaj i vetëm ndaj futjuni me kokë. Puna shfaq disa gjëra të ngutshme, por duhet të përmbaheni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco