As-i nën mëngë i Shakirës për të fituar gjyqin ndaj Piques

As-i nën mëngë i Shakirës për të fituar gjyqin ndaj Piques

14:14, 21/07/2022
A+ Aa A-

Shakira dhe Pique janë në një betejë gjyqësore për vendin ku do të jetojnë fëmijët e tyre pasi këngëtarja do që t’i marrë me vete në Miami, por futbollisti nuk e lejon.

 

Sipas “Informalia”, avokatët i kanë rekomanduar Shakirës të përdorë kundër Pique-s “presionin mediatik që kanë vuajtur fëmijët dhe ajo vetë që kur u bë publike ndarja dhe “romancat” e futbollistit”.

 

Këngëtarja e konsideron futbollistin të vetmin përgjegjës për ndarjen dhe fëmijët e saj kanë humbur cilësinë e jetës për shkak të interesit mediatik që kanë krijuar.

 

“Informalia” raporton se ajo që po kalojnë është shkaktuar nga daljet, festat dhe udhëtimet e futbollistit, çka do të thotë se ai është gjithmonë në qendër të vëmendjes mediatike, gjë që “prek dy fëmijët e tij, të cilët nuk mund të lëvizin lirshëm nëpër Barcelonë”.

 

Shakira beson se në Miami, ajo dhe fëmijët e saj do të mund të bëjnë një jetë më të qetë, pa kaq shumë presione mediatike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco