Soni Malaj i la të gjithë pa fjalë me format në plazh, ish-bashkëshorti nuk ia kursen komplimentet

Soni Malaj i la të gjithë pa fjalë me format në plazh, ish-bashkëshorti nuk ia kursen komplimentet

11:19, 18/07/2022
A+ Aa A-

Ajo është pa diskutim një nga këngëtaret më të dashura dhe më të komentuara të skenës shqiptare. E kemi fjalën për Soni Malaj, artisten energjike dhe shpërthyese, që i ka bërë të gjithë të këndojnë dhe kërcejnë bashkë me të. Së fundmi, ajo po pushon në bregdetin e bukur të jugut prej nga ku ndarë edhe disa fotografi provokuese me bikini. Këto foto kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve, përfshirë ish-bashkëshortin e saj, balerinin Mirko Luccarelli.

“Hot”, ka qenë komenti që ka lënë balerini në foton e saj ndërsa nuk ka munguar një përgjigje nga këngëtarja: “Po çfarë do të thotë ‘hot’?” “Do të thotë ‘caliente’, ‘sexy’… a duhet të vazhdoj?”, i përgjigjet Mirco. “Aaa tani e kuptova.”, ka replikuar Soni Malaj. Para disa kohësh, ajo rrëfeu në “Kurthi i Piter Panit” që me Mirkon-n ruan një marrëdhënie shumë korrekte. “Me babain e vajzës sime nuk jetojmë në një shtëpi, por për lumturinë e Anës ne jemi shokë, bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, për surpriza të ndryshme për Anën, për lumturinë e Anës. E vëmë primare lumturinë e Anës, pavarësisht që nuk jetojmë me njëri-tjetrin dhe mendoj që kështu duhet të jetë edhe për çiftet, mamin dhe babin që nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi kur kanë fëmijë. Është shumë mirë që të kenë një gjuhë të përbashkët dhe të merren vesh për lumturinë e fëmijës”. 
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco