Sabiani sqaron njëherë e mirë deklaratën për Ilirin që bëri ‘lëmsh’ të gjithë rrjetin!

Sabiani sqaron njëherë e mirë deklaratën për Ilirin që bëri ‘lëmsh’ të gjithë rrjetin!

10:40, 18/07/2022
A+ Aa A-

Iliri dhe Sabiani kanë patur një shoqëri mjaft të ngushtë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, por që më pas miqësia e tyre u kris pas përfundimit të reality-show.

Mirëpo, një deklaratë e Sabianit shtoi më shumë dyshimet se raporti i tyre ishte krisur. Kujtojmë që këngëtari, teksa ishte i ftuar në programin “Më lër të flas”, tha se Iliri kishte ‘përfituar’ nga ai.

Por sot, Sabiani e ka sqaruar deklaratën e tij teksa ishte i ftuar në “E Diell”. Ai tha se deklarata e tij është marrë në konteksin e gabuar.

“E keni marrë në kontekstin e gabuar këtë gjë, kemi përfituar nga njëri-tjetri dhe realisht kemi qenë të dy së bashku aty dhe luftonim për njëri-tjetrin”- theksoi Sabiani.

Më herët, lidhur me krisjen e miqësisë së tyre, reagoi edhe Iliri.

“Mendoj që ne të dy i kemi dhënë shumë njëri-tjetrit, si brenda, edhe jashtë shtëpisë. Kur dikush bën për mua, di t’ia vlerësoj dhe ta rikëmbej pa ma kërkuar askush. Rëndësi ka kur miqtë dinë çfarë bëjnë dhe flasin në situata të ndryshme, për më tepër kur jemi në qendër të vëmendjes dhe para syve të publikut. Gjithsesi, mendoj që Sabiani është njëri nga ata që, nëse më ka qëndruar më afër një herë, i kam treguar që di ta vlerësoj dhjetë herë, si me fjalë, ashtu dhe me vepra. Pastaj, fjalët e tepërta janë fukarallëk dhe komentet e lagjes tek unë s’kanë asnjë efekt”, tha më herët balerini, i cili u shpall edhe fitues i “Big Brother VIP Albania”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco