Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Shqetësimi i Dafina Zeqirit që e lë pa gjumë natën do t'ju shkrijë së qeshuri...

Shqetësimi i Dafina Zeqirit që e lë pa gjumë natën do t'ju shkrijë së qeshuri...

09:56, 18/07/2022
A+ Aa A-

 Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lansojë projekte shumë unike. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh. Shpesh, bukuroshja është aktive me postime në rrjete sociale ku ndan me ne mjaft momente nga përditshmëria e saj. Ndër to nuk mungojnë as postimet plot humor nga ana e artistes si ka qenë dhe më i fundit. Teksa ka shpërndarë në Instastory-n e saj një video TikTok na ka treguar një 'shqetësim' të sajin ku thuhet se: "Kur nuk flen se të kujtohen mandarinat në 3 të natës edhe nuk blen dot deri në dimër."

Ajo është shpesh aktive në rrjete sociale duke postuar momente nga përditshmëria e saj dhe disa ditë më parë ka ndarë një video me ndjekësit ku shfaqet me një filtër Instagrami, i cili krijon imazhin e buzëve shumë të fryra dhe mesa duket Dafi ka marrë shumë kritika lidhur me këtë video. Këtyre kritikave, këngëtarja i është kundërpërgjigjur me anë të një postimi.

Dy nga artistet shumë të dashura për publikun Dafina dhe Kida, së fundmi kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë muzikor, i cili titullohet “Luje belin”. 
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco