Ç’duhet të ketë parasysh pë 'BBV'? Arbana Osmani i rrëfen ‘sekretin’ Alaudin Hamitit

Ç’duhet të ketë parasysh pë 'BBV'? Arbana Osmani i rrëfen ‘sekretin’ Alaudin Hamitit

09:50, 18/07/2022
A+ Aa A-

Alaudin Hamiti është shndërruar së fundmi në një personazh shumë të komentuar. Kjo, pasi ai do të jetë prezantuesi i “Big Brother VIP Kosova”.

Mirëpo, së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin ‘n’Za’ në RTK. Alaudini ka folur për jetën e tij personale dhe atë profesionale për gazetarin Arbër Zeka. Ndër të tjera, ai ka treguar edhe se “Big Brother VIP Kosova” do të nisë transmetimin në vjeshtë në Klan Kosova.

Jo vetëm kaq por ai ka zbuluar edhe një bisedë të shkurtër që ka patur me Arbana Osmanin,teksa janë takuar së bashku në takimet e përbashkëta si përfaqësues të shteteve që mbartin licensën e reality-show-t.

Image

“Edhe ju këtu?”- tregon ai me humor se i ka thënë Arbana më herët.

Alaudini tregon edhe porosinë që Arbana i ka dhënë. Moderatori zbuloi se Arbana i ka thënë që nëse rregullat e patentës përmbushen, atëherë çdo gjë do të shkojë për mrekulli.

Alaudini është një moderator shumë i dashur për publikun e Kosovës. Jo vetëm kaq por ai ka edhe marrëdhënie të mira me shumë nga VIP-at.

Por vite më parë, ai zbuloi dhe një ndër emrat e VIP-ave që nuk kishte komunikim.

“Kam disa që nuk flas. Por për shkak të një problemi që kemi pasur shumë kohë më parë me emisione, nuk kam folur me Dafina Zeqirin, thjesht s’e kam takuar më”, ka thënë Hamiti.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco