'E planifikuar deri në detaj', Krist Aliaj reagon ashpër ndaj puthjes së dyshes Bora-Donald

'E planifikuar deri në detaj', Krist Aliaj reagon ashpër ndaj puthjes së dyshes Bora-Donald

10:42, 09/07/2022
A+ Aa A-

Ish-konkurrenti i “Love Story” dhe njëkohësisht djali i opinionistit Robert Aliaj, Krist Aliaj ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Shqipëria Live”. Kristi ka bërë deklarata të ashpra në lidhje me puthjen e dyshes Donald Veshaj dhe Bora Zemani në “Big Brother Vip”.

Gjatë bisedës në emision Kristi u shpreh se puthja e shkëmbyer mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ishte e paramenduar nga çifti. Ai vazhdoi duke thënë se të dy janë regjisorë të mirë pasi e gjitha ka qenë e planifikuar deri në detaj.

Image

“E planifikuar deri në detaj, nga ata të dy dhe produksioni. Nuk mbaj mend situatën mirë si e kapi e çfarë thanë, janë elemente të rëndësishme, por nga çfarë kam dëgjuar në këtë moment mendoj që ka qenë e planifikuar deri në detaj por që e planifikuar mirë. Njerëzit që merren me reality show janë regjisorë”– është shprehur Kristi.

Kristi ka komentuar gjithashtu edhe mbi puthjen e Romeo Veshaj dhe Olsi Bylykut gjatë emisionit “Më lër të flas”. Ai e komentoi puthjen si diçka të bërë vetëm për show dhe audiencë, duke shtuar se ai vetë nuk do ta bënte asnjëherë një gjë të tillë.

"Absolutisht jo, besoj që puthja është në formë intimiteti shumë i rëndë dhe s’do arrija dot të puthja një djalë për një emision”, ka thënë Kristi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco