Rikthehen Babastars? Ledri Vula dhe Getoar Selimi takohen pas shumë vitesh

Rikthehen Babastars? Ledri Vula dhe Getoar Selimi takohen pas shumë vitesh

09:43, 05/07/2022
A+ Aa A-

Ledri Vula ka qenë për një periudhë kohe relativisht të shkurtër pjesë e grupit "Babastars", në kohën kur ai edhe Skivi nga "Skillz" kaluan tek label-i i njohur, e megjithatë duhet thënë që ka qenë periudhë shumë e suksesshme për grupin, pse jo edhe për vetë reperin. Më pas erdhi largimi i tij, shkëputja nga muzika dhe rikthimi, për t'u bërë ai që është sot, një nga më të mirët në tregun muzikor shqiptar.

Së fundmi, një video është duke qarkulluar në rrjet ku Ledri shihet me reperin tjetër të njohur, themeluesin e "Babastars" Getoar Selimi.

Ata shihen së bashku në pamjet e publikuara nga  “Gazeta Express” dhe videoja ka bërë jo pak çudi, duke qenë se ata nuk shiheshin bashkë prej vitesh dhe ndarja e Ledrit nga grupi, le të themi që nuk ka qenë edhe aq me terma të mirë. 

Megjithatë tani duket ata gëzojnë një raport të mirë miqësor.

Por a ka ndonjë mundësi të ribashkohet grupi Babastars, qoftë edhe për një performancë? Kujtojmë se ata janë të ftuar të performojnë në koncertin Sunny Hill. Nuk e dimë me siguri, por gjasat janë që nuk do të bashkohen. E themi këtë pasi më herët, ka qenë Skivi që publikoi një mesazh, ku shkruante se “nuk do të ketë një surprizë të ‘Babastars’ në paraqitjen në koncertin e njohur. 

“E vlerësoj dhe e çmoj entuziazmin e të gjithëve për dëshirën me qenë prezent të gjithë Babastars. Duke komentu nëpër statuse të ndryshme dhe vlerësime që do të ketë surprizë të Babastars me paraqitje të të gjithëve në skenë! Më duhet t’iu informoj që kjo nuk ka për të ndodhur e as nuk është në plan. Njëra pjesë e Babastars do të jetë prezent ashtu qysh e keni parë në lajmërime. … Shkaku i kushteve të ndryshme dhe marrëveshjeve të fshehura që bëhen në dëm të vlerës së plotë, ndodhin këto gjëra. Më së paku ata që e meritojnë gjendjen prapa artistëve të mëdhenj që jepen gjithçka për labelin. Të gjitha shumë shpejt do të marrin fund dhe të jetë e qartë për publikun një herë e përgjithmonë. Gjysmën e gjysmës së Babastars do ta përjetoni. Kënaquni” 

Megjithatë të shohim nëse Ledri mund të na dhurojë ndonjë surprizë. 

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco