‘Pse qeshe se e ke shoqe’? Beniada sqaron deklaratën për Beatrix dhe Donaldin

‘Pse qeshe se e ke shoqe’? Beniada sqaron deklaratën për Beatrix dhe Donaldin

13:00, 01/07/2022
A+ Aa A-

Pasi mori kritika të shumta në një ask ku foli për Beatrix dhe Donaldin, Beniada ka reaguar sërish duke treguar se çfarë ka dashur të thotë.

Më herët ajo realizoi një intervistë virtuale me ndjekësit e saj duke iu drejtuar pyetjen:

“Çfarë ju bën të lumtur?” Dikush i shkroi Donald dhe Trixa, dhe Beniada tha “Ku të shkon mendja, moj ku të shkon mendja. Futja gjumit, flej rehat”.

Pasi videoja e saj po interpretohej në mënyra të ndryshme dikush e ka pyetur:

“Nuk e kuptova të qeshurën tënde në ask-un që kishte të bënte me Trixën. Është shoqja jote“.

Beniada ka ndarë një video duke shprehur: “Mund të dukem unë si njeriu që tallet për diçka të tillë? Jo. Është thjesht ‘futja gjumit dhe mos e vrit shumë mendjen’. Sepse ata janë shumë të lumtur dhe Trixa nuk ka nevojë për askënd”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco