Ja arsyeja pse Pique ndalon Shakirën të marrë fëmijët e saj në Miami

Ja arsyeja pse Pique ndalon Shakirën të marrë fëmijët e saj në Miami

10:58, 24/06/2022
A+ Aa A-

Pas ndarjes gjithçka të çon në një betejë ligjore mes këngëtares kolumbiane dhe futbollistit spanjoll. Edhe pse ata nuk kanë qenë kurrë të martuar, ka shumë të ngjarë që mosmarrëveshjet e tyre në zgjedhjen e më të mirës për dy fëmijët, do t’i detyrojë të shkojnë para gjykatës. Shakira dhe Pique do shihen në gjyq për të vendosur të drejtat dhe detyrimet kundrejt fëmijëve të tyre.

Image

Milan dhe Sasha, fëmijët e dyshes, tashmë janë me pushime në shkollë, ndaj, sipas Laura Fa – gazetares së “Televisión Española”-, dëshira e nënës së tyre është t’i çojë në Miami, Florida, për të shijuar plazhin për dy muaj.

Megjithatë, lojtari i klubit të Barcelonës e ka bërë të ditur refuzimin e tij për t’i lënë fëmijët të largohen nga Spanja.

Me sa duket, fakti që Shakira ndihet vetëm dhe se dy persona po e ngacmojnë pa mundur të zgjidhë asgjë me autoritetet, e ka çuar atë në vendosmërinë për t’u larguar përkohësisht nga vendi. Por për ta bërë këtë së bashku me fëmijët e saj është e nevojshme që Pique të nënshkruajë një dokument që i jep asaj leje.

 

Image

Refuzimi i futbollistit bazohet në faktin se shumë kohë larg gjyshërve të tyre do të prekte fëmijët.

Kjo vjen pasi prindërit e Pique-s janë çdo ditë me të vegjlit që kur ata kanë lindur, pasi ata jetojnë pranë shtëpisë së tij.

Kështu që Pique përpiqet ta mbrojë atë lidhje dhe nuk do t’i lejojë ata të kalojnë dy muaj pa u parë.

“Marrëdhënia mes tyre është shumë e tensionuar, shumë e largët dhe negociatat do të jenë shumë të vështira”, thotë gazetarja katalanase.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco