Ishte vendimi i saj, modelja dhe influencuesja humb jetën në moshën 31-vjeçare

Ishte vendimi i saj, modelja dhe influencuesja humb jetën në moshën 31-vjeçare

20:04, 23/06/2022
A+ Aa A-

Modelja dhe influencuesja Niece Waidhofer i ka dhënë fund jetës. Modelja shpesh punonte për të ndihmuar ndjekësit e saj përmes betejave të tyre për shëndetin mendor, shkruan TMZ.

Një nga familjarët e saj ka shkruar: “Niece i dha fund jetës së saj pas një beteje të gjatë me problemet e shëndetit mendor”.

Niece ishte 31 vjeç dhe jetonte në Houston.

Familja e saj ka rrëfyer disa detaje: “Ajo ishte shumë e hapur me ndjekësit e saj për betejën me shëndetin mendor, madje dëshironte të ndihmonte dhe ndjekësit e saj”.

Thuhet se një organizatë jofitimprurëse e quajtur “Peace from Niece” do të krijohet për nder të saj dhe organizata do të ketë në fokus ndërgjegjësimin për shëndetin mendor dhe do të japë grante për kërkime shkencore lidhur me sëmundjet mendore.

Familja e të ndjerës thotë se ajo ndihej krenare për punën që po bënte, duke ndihmuar ndjekësit e saj.

Sa i përket rrethanave të vdekjes së saj, një familjar mori policinë për të kontrolluar shtëpinë e saj në Houston pasi ajo nuk përgjigjej.

Influencuesja kishte grumbulluar 4.2 milion ndjekës në Instagram.

Familjarët e Niece thonë se ajo ishte një vajzë shumë kreative, e talentuar, e bukur dhe e sjellshme.

“Niece ishte e bukur dhe e sjellshme, e ndjeshme dhe gazmore, krijuese dhe e talentuar, bujare dhe e dhimbsur. Është shumë e dhimbshme t’i thuash lamtumirë, por ne ngushëllohemi se ajo tashmë u ribashkua me babanë e saj, tre gjyshërit e saj, xhaxhain Rusty dhe të dashurin e saj Puff”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco