Nga marrëdhënia me Ilirin deri te kunjat për Donaldin, Monika i tha të gjitha

Nga marrëdhënia me Ilirin deri te kunjat për Donaldin, Monika i tha të gjitha

10:39, 22/06/2022
A+ Aa A-

Koha kalon dhe ndryshon çdo gjë. Mesa duket ky qenka dhe rasti i Monika Lubonjës. Edhe pse miqësia mes saj dhe Donaldit dukej sikur nuk u cënua jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP ”, Monika nuk po i kursen komentet për të dhe trekëndëshin e dashurisë që u krijua.

Si konkurente vetë ajo është shprehur se gjatë kohës që ishin brenda në shtëpi pati me të vërtetë kimi mes Donaldit dhe Trixës.

Ndërsa sa i përket çiftit tjetër Bora-Donald,  Monika u tregua pak më e ashpër duke e cilësuar si marketing. Ajo tha se po i ngjajnë shumë telenovelave turke dhe se janë bërë të mërzitshëm.

Ndërsa për sa i përket dasmës së Ilirit, Monika u shpreh se as nuk e priste një ftesë sepse ata nuk kishin ruajtur kontaktet me njëri-tjetrin pas daljes nga emisioni.

Ajo ka thënë se nuk ka dëshirë të bëhet pjesë me një grup apo një tjetër, por vazhdon të mbajë qëndrimin e saj.

Monika theksoi që i ka lënë gjërat pas krahëve, por nuk i dihet se si vijnë situatat në të ardhmen duke lënë dyert e hapura për një pajtim të mundshëm. Ajo tha se është e hapur për një dhënie dore apo një bisedë sepse është një njeri mjaft tolerant.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco