Selena Gomez zbulon arsyen pse krijuesit e 'Only Murders in The Building' nuk donin ta bënin pjesë të kastit

Selena Gomez zbulon arsyen pse krijuesit e 'Only Murders in The Building' nuk donin ta bënin pjesë të kastit

10:13, 22/06/2022
A+ Aa A-

Selena Gomez po reflekton për përfshirjen e saj në shfaqjen e suksesshme Hulu ‘Only Murders in The Building’, duke zbuluar se krijuesit nuk ishin të sigurt nëse dëshironin ta punësonin për një nga rolet kryesore të serialit të njohur.

Gjatë një interviste të fundit në podcastin e Awards Chatter, ylli i Holliwood-it shpjegoi procesin e marrjes të rolit. Ajo tha se krijuesit Steve Martin dhe John Hoffman kishin marrë tashmë vendimin për të pasur Martin Short si bashkë-prezantues, megjithatë personazhi i Selenës nuk ishte planifikuar në historinë origjinale.

“Me aq sa kuptoj unë Steve tha se ai nuk do të ishte dakord nëse nuk ishte Marty,” shpjegoi Selena, “Pra, ne morëm Marty-n dhe ky ishte fillimi përpara se unë të përfshihesha. Steve u takua me John Hoffman, folën dhe në fakt ishte një nga idetë kolektive të producentëve për të pasur një femër.”

Dhe ndërsa ata “thanë se ai e pëlqente idenë dhe mendonte se ishte vërtet argëtuese”, erdhi vendimi për të zgjedhur Selenën si pjesë e kastit kryesor, megjithatë ende nuk ishin të sigurt.

“Pjesa tjetër ishte se ata shpresonin se unë nuk do të isha e bezdisshme. Kjo është sinqerisht e vërteta. Ata nuk e dinin”, – zbuloi ajo, duke shpjeguar se gjithmonë thonë: “Mendoj se ne nuk e dinim vërtet se çfarë të prisnim nga dikush që është më e re”.

“Por nuk mund të kisha qenë më me fat sepse më thirrën… Kjo ndodhi dhe nuk mund ta mendoja shfaqjen pa tre burra,” tha Selena.

“Është shumë argëtuese të shohësh se çfarë kanë bërë”, duke shtuar, “Ata janë gangsterët origjinalë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco