Vjen lajmi i ëmbël! Çifti i famshëm turk do të bëhen sërish prindër

Vjen lajmi i ëmbël! Çifti i famshëm turk do të bëhen sërish prindër

09:13, 22/06/2022
A+ Aa A-

Një lajm mjaft i ëmbël është bërë me dije lidhur me Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen. Raportohet se dyshja do të bëhen sërish prindër.

Lajmi ka qarkulluar me shpejtësi kudo pas një postimi që ka publikuar “Gazete Magazin”. Kujtojmë që dyshja kanë një djalë i cili quhet Karan.

Aktorja bukuroshe, Fahriye mësohet të jetë 2 muaj e gjysmë shtatzënë.

Edhe pse lajmi ka qarkulluar kudo, dyshja ende nuk kanë bërë një njoftim në rrjete sociale.

Fansat e tyre janë gëzuar shumë nga ky lajm dhe menjëherë kanë nisur me urimet.

Burak dhe Fahriye publikojnë shumë shpesh foto me njëri tjetrin por edhe me djalin e tyre. Madje, ky i fundit tashmë është shumë i famshëm në Instagram. Karan grumbullon rreth 349 mijë ndjekës në llogarinë e tij.

Vogëlushi ka foto mjaft të bukura, ku më së tepërmi shihet në praninë e prindërve të tij.

Aktori i pëlqyer turk Burak Ozçivit është bërë shumë i njohur për shqiptarët me rolin e tij si “Osmani”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco