Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

'Më jep mikrofonin se do të të them diçka'/ Vilma Masha tregon incidentin me futbollistin e Kombëtares

'Më jep mikrofonin se do të të them diçka'/ Vilma Masha tregon incidentin me futbollistin e Kombëtares

20:20, 26/05/2022
A+ Aa A-

Mbrëmjes e djeshme u mbajt ndeshja finale e “Conference League” ndërmjet Feyenoord dhe Romës ku me rezultatin 1 me 0 u shpall fituese kjo e fundit.

Kjo javë ka qenë mjaft e ngjeshur me veprimtari të ndyshme organizuar nga tifozët e dy skuadrave të cilët edhe kanë kërcyer nën tingujt e muzikës shqiptare.

Megjithatë, gazetarja sportive Vilma Masha ka treguar në një intervistë se kjo ndeshje nuk krahasohet aspak me atë që Kombëtarja jonë luajti.

Image

“Ishte një atmosferë interesante por nuk krahasohet me Kombëtaren. Tani ishte e lezetshme, këta tifozët e shpërqëndruar që pinin birra. Ia dolëm me pak vështirësi, çdo gjë shkoi mirë. Ka patur plot incidente. Unë përgjithësisht jam në studio dhe kur dal në terren gjëja më e tmerrshme është kur tifozët ngjiten në skenë dhe janë të mirë ose jo mirë mendërisht. Tentojnë të marrin mikrofonin etj. Këto janë situata të sikletshme se nuk e di si reagojnë.”– tregoi ajo në “Ëake Up”.

Teksa po jepte intervistën ajo ka veçuar emrin e një futbollist që i përket Kombëtares Shqiptare me të cilin kishte patur një incident në punë, por preferoi të mos e tregonte emrin.

Ajo zbuloi: “Kur u kualifikuam në Europian u bë nami u mbush sheshi plot. Dhe erdhën futbollistët e Kombëtares dhe njëri prej tyre më tha ‘Më jep mikrofonin se do them diçka’ dhe e hodhi në tokë. Sot i them ‘Ti je idiot, si e hodhe mikrofonin ashtu’. Atëherë po i thoja ‘Bën 2 mijë euro mikrofoni’. Çmenduri domethënë. Por, kanë lezetin e vet.”

Image

Sa i përket jetës private ajo ka folur gjatë edhe për të bijën Sea e cila tashmë ka mbushur plot 2 vjeçe.

“Tani është shumë e lezetshëm sepse është 2 vjeç dhe pak muaj. Ka filluar e flet dhe më njeh kur më sheh në ekran. Më bën përshtypje se dikur më thoshin se që 3 vjeç dija emër, mbiemër etj. Tani kur shoh gocën që flet më bën çudi.

Merrem me vajzën, jo se është talent në gjithçka. I bëj lojëra të ndryshme. Është një fazë që po e shijoj. Për shkak të pandemisë kam qenë në shtëpi. U shty dhe kampionati atë vit. Vajza u bë një vit dhe unë atëherë u riktheva. E shijova shumë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco