Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Tatuazhi i ri i Brooklyn Beckham sigurisht që ka të bëjë me Nicola Peltz

Tatuazhi i ri i Brooklyn Beckham sigurisht që ka të bëjë me Nicola Peltz

18:20, 26/05/2022
A+ Aa A-

Dita e dasmës është tashmë diçka që do ta mbani mend për gjithë pjesën tjetër të jetës tuaj, por Brooklyn Beckham nuk po rrezikon.

Djali i David dhe Victoria Beckham postoi në Instagram, për të treguar tatuazhin e tij të fundit, një tjetër dedikim për gruan e tij, Nicola Peltz.

Pas dasmës së tyre muajin e kaluar, 23-vjeçari vendosi t’i bënte tatuazh zotimet e tij në të gjithë pjesën e sipërme të krahut me shkrim të zi kursiv.

Tatuazhi fillon me fjalët: “Nicola kur ecje drejt altarit, më ke marrë frymën, dukesh kaq bukur sonte dhe gjithmonë.”

Image

“Më lejo të filloj duke thënë se fjalët as nuk mund ta përshkruajnë dashurinë time për ty, vetëm duke të parë ty, unë shoh të ardhmen time dhe më duket si një ëndërr”, thuhej në zotimet e tij.

“Ti je bota ime dhe unë vazhdoj të dashurohem më shumë me ty çdo ditë.”

Tatuazhi vazhdon me fjalët, “ E kam pritur me padurim këtë ditë për kaq shumë kohë, sepse sot është dita që do të martohem me ty, vogëlushja ime e përjetshme, dashuria ime dhe shoqja ime më e mirë, Nicola – sot ti bëhesh partnerja ime, gjysma ime tjetër – dhe familja ime dhe për këtë arsye unë jam njeriu më me fat në botë që mund të kaloj pjesën tjetër të jetës sime me ty. Unë premtoj se do të jem partneri më i mirë, burri dhe mashkulli më i mirë dhe do të kujdesem gjithmonë për ty, për të të bërë të qeshësh, të ndihesh e sigurt dhe më e rëndësishmja, e dashuruar”.

“Mezi pres të realizojmë ëndrrat tona së bashku, të kemi shumë bebe dhe të jem i joti përgjithmonë, sepse ti je përgjithmonë e imja”, përfundoi Beckham.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco