Kim u detyrua t’i kërkojë falje familjes për Kanye West dhe i tregoi vendin ish-bashkëshortit

Kim u detyrua t’i kërkojë falje familjes për Kanye West dhe i tregoi vendin ish-bashkëshortit

16:59, 26/05/2022
A+ Aa A-

Kim Kardashian i kërkoi falje familjes së saj për mënyrën sesi ish-bashkëshorti i saj Kanye West i trajtoi ata në sytë e publikut.

Ylli i reality show, 41 vjeç, tha në episodin e “The Kardashians” në Hulu se ajo nuk do ta mbronte më reperin 44 vjeçar dhe se nuk do të lejonte askënd që t’i trajtonte të afërmit e saj ashtu sikurse Kanye i kishte trajtuar.

Kim më pas bëri një bisedë me nënën Kris Jenner, motrat Kourtney Kardashian, Khloé Kardashian dhe Kendall Jenner, Corey Gamble dhe Travis Barker.

Ajo i paralajmëroi ata për një këngë të re të Kanye West.

“Ai po flet budallallëqe për mua,” i tha Kim të gjithëve, e cila ka katër fëmijë me Ye.

“Shumica e burrave nuk do e trajtonin kurrë nënën e fëmijëve të tyre në atë mënyrë në publik,” tha Khloé, 37 vjeç.

Kris i tha Kim se ajo nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka qenë një grua e shkëlqyer me të- pavarësisht nga sharjet e shumta të Kanye West në mediat sociale kundër Kim dhe familjes së saj – dhe së fundmi, të dashurit të saj, Pete Davidson.

“Kur njerëzit thonë gjëra nënçmuese për cilindo prej nesh, na lëndon të gjithëve sepse një ditë fëmijët tuaj do t’i lexojnë të gjitha dhe do t’i shohin të gjitha, dhe kjo është diçka për të cilën të gjithë duhet të jenë vërtet të vetëdijshëm” , tha Kris Jenner gjatë fjalës së saj.

Khloé i tha Kim se ajo nuk duhet të ulet kurrë në nivelin e njerëzve të tjerë, gjë për të cilën pohoi edhe Kim.

“Nuk do lejoj që kjo gjë të ndodhë sërish. Tashmë unë jam më e fortë”, thotë Kim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco