Blogerja e njohur shqiptare po bëhet nënë për herë të dytë

Blogerja e njohur shqiptare po bëhet nënë për herë të dytë

16:20, 26/05/2022
A+ Aa A-

logerja e njohur Sara Karaj sapo na dha lajmin më të ëmbël për sot. Sara do të bëhet nënë për herë të dytë, por ajo që na ra më së shumti në sy është mënyra se si ajo e bëri të ditur lajmin.

Blogerja ka zgjedhur ta ndajë me miqtë dhe fansat e saj lajmin nëpërmjet filmit të saj të preferuar. Kështu ka zgjedhur ta përshkrujë Sara në video, ardhjen në jetë të fëmijës së saj të dytë.

Filmi im i preferuar. Bebi numër 2”, ka shkruar Sara në video ku ka marrë urime të shumta.

Videoja nis me Sarën e cila shihet teksa qëndron përpara sallës së kinemasë duke parë filmin e saj të jetës. Sekuenca e këtij filmi janë momentet e ëmbla  me djalin e saj Tomas. Fundi i filmit nuk mund të ishte më i bukur se kaq, teksa shfaqen pamjet e saj duke dëgjuar rrahjet e zemrës të bebit të dytë që do të vijë në jetë.

Në fund të videos Sarës i bashkohet Tomasi dhe partneri i saj Dardi ku ajo i tregon se ka një bebe në bark.  Ata duken tejet të lumtur duke e mbyllur videon me një puthje që vogëlushi i tyre i jep bebushit në bark.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco