Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

KAFE SHQETO/ 'Kukulla' shfaqja që trajtoi një temë delikate

KAFE SHQETO/ 'Kukulla' shfaqja që trajtoi një temë delikate

14:22, 26/05/2022
A+ Aa A-

Këtë mëngjes në emisionin “Kafe Shqeto” në “Syri TV”, ishte e ftuar Esmeralda Metkaj e njohur për publikun me emrin Cubi.

“Kukulla” u ngjit në Skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental. Një komedi që trajtoi aktualitetin, me regji të Elma Doresi nën interpretimin e aktorëve Klodian Hoxha dhe Cubi Metkaj

Kjo shfaqje shënoi edhe kthimin e saj në Teatrin Eksperimental. Cubi tha se përveç pjesës teknike si aktore ajo ka punuar edhe me trupin e saj, duke u marrë me palestër.

“Veç pjesës teknike si aktore kam punuar edhe me palestër këto kohë që ta kem gjendjen perfekte. Trajnerit p.sh ja kam nxirë jetën”- u shpreh artistja.

Përveçse u fol për pjesën e pamjes fizike u fol edhe për përgatitjen për këtë shfaqje.

“Autori duket sikur luan me kukullën por mesazhet i ka shumë të forta. Problematikat jo vetëm në marrëdhënie por ka edhe një temë që e kalon shumë lehtë që e kalon shumë lehtë dhe me shumë finesë ku thotë se dashuria lind mes dy njerëzve të gjinive të ndryshme, që shumë njerëz nuk e kanë kapur. E kam fjalën që ngre vërtet shumë problematika, përditshmërinë në jetën sociale të sotme, marrëdhënien në çift, ne rëndom e shohim që meshkujt e trajtojnë femrën si kukull, si një shtëpiake të dëshpëruar”- tha Cubi.

 

Për më tepër ndiqni videon:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco