Më thuaj shenjën e horoskopit, të kuptosh çfarë gabimi po bën në dashuri

Më thuaj shenjën e horoskopit, të kuptosh çfarë gabimi po bën në dashuri

13:50, 26/05/2022
A+ Aa A-

Askush nuk është perfekt dhe të gjithë bëjmë gabime. E sidomos në dashuri, askush nuk është pa gabime dhe për këtë duhet të fajësojmë pak edhe shenjën e horoskopit.
Cilat janë problematikat që të karakterizojnë sipas shenjave të horoskopit?

Dashi
E konsideron partnerin si një “fans”, duke mos konsideruar ndjenjat dhe mendimet e tij.

Demi
I largohesh çdo diskutimi, edhe atyre më të rëndësishme. E mirëkuptojmë dëshirën për të mos u bërë pjesë e dramave, por nëse partnerin e shqetëson diçka, duhet të flitet dhe të zgjidhet!

Binjakët
Thua gjithmonë fjalën e fundit dhe shkëputesh, edhe pse ndoshta nuk është momenti për t’u ndarë.

Gaforrja
Nuk i jep rëndësi individualitetit tënd. Kur dashurohesh, varesh 100% nga partneri, duke u bërë “e ngjitur” dhe duke i harruar pasionet e tua.

Luani
E mbyt partnerin me vetëbesimin dhe pasionin tënd të ethshëm.

Virgjëresha
Mundohesh pafundësisht që ta ndryshosh partnerin.

Peshorja
Ke sjellje pasive-agresive ndaj gjithçkaje.

Akrepi
Krijon kaq shumë drama, kur thjesht mund të flasësh.

Shigjetari 
Nuk tregohesh e sinqertë mbi ndjenjat e tua. Identifikoji dhe diskutoji hapur!

Bricjapi
Mendon se të gjithë, në fund, do të të lëndojnë.

Ujori
Do që të fitosh çdo argument, gjithmonë!

Peshqit
Sakrifikon gjithmonë veten për partnerin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco