Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Doja Cat anulon turneun për shkak të duhanit, çfarë thonë ekspertët?

Doja Cat anulon turneun për shkak të duhanit, çfarë thonë ekspertët?

13:49, 21/05/2022
A+ Aa A-

Këngëtarja Doja Cat, njoftoi në Twitter se ajo kishte bërë një operacion në një nga bajamet e saj.
Në një varg postimesh, Doja Cat shpjegoi se bajamet e saj u infektuan përpara Billboard Music Awards të së dielës, ku ajo mori katër çmime për albumin më të mirë R&B, artisten më të mirë R&B, artisten më të mirë femër R&B dhe këngën kryesore virale.

 “Unë po merrja antibiotikë por harrova që po i merrja dhe më pas piva verë dhe po pija cigare elektronike gjatë gjithë ditës dhe më pas fillova të kem një rritje të keqe në bajame, kështu që ata duhej të bënin një operacion mbi të”- ka shkruar ajo.

Duke iu përgjigjur një fansi që e pyeti nëse ajo kishte në plan të vazhdonte duhanin, reperja tha se tani po përpiqej ta heqë njëherë e mirë këtë zakon.

Doja Cat u kthye në platformë të premten për të njoftuar se do t’i duhet një operacion tjetër dhe duhet të anulojë shfaqjet e saj të ardhshme.

“Doja që fillimisht ta dëgjonit nga unë. Fatkeqësisht, duhet të bëj një operacion në bajame sa më shpejt të jetë e mundur.

Operacioni është i lehtë, por rikuperimi do të zgjasë pak për shkak të ënjtjes. Kjo do të thotë se duhet të anuloj festivalin tim këtë verë si dhe turneun me The Weeknd.
Ndihem shumv keq për këtë, por mezi pres të shërohem dhe t’i rikthehem muzikës”- përfundoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco