Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Donaldi dhe Semi flasin për zërat se pëlqehen, si u pajtuan dhe i dedikojnë këngë Borës

Donaldi dhe Semi flasin për zërat se pëlqehen, si u pajtuan dhe i dedikojnë këngë Borës

09:58, 21/05/2022
A+ Aa A-

Edhe ju menduat se Semi Jaupaj do të ishte e fundit që mund t’ia falte Donald Veshajt lidhjen me Beatrix Ramosajn?

Këngëtarja i surprizoi të gjithë duke u shfaqur ditën e djeshme krah aktorit në rrjetet sociale. Mbrëmjen e djeshme ajo është e ftuara e radhës në “Më lër të flas”. 

Dhe sikurse pritej i tha të gjitha. Fillimisht ajo zbuloi se i shkroi e para Donaldit sepse mori vesh që nuk ishte në gjendje të parë pas daljes nga “Big Brother VIP”.

Donaldi: E kuptoj që jeni habitur dhe keni mendime të çuditshme por kalojmë të rubrika. Urime për këngën “Mos u kthye”. Shyqyr që jam gjallë. E kam ndjerë dhe e ka ndjerë gjithë Shqipëria. Shumë e çuditshme që jemi në një intervistë.

Romeo: Si është raporti mes jush?

Semi: As mirë, as keq. Unë i shkruajta Donaldit. Dëgjova se ishte shumë keq dhe se po kalonte një periudhë të keqe. U ndjeva keq dhe u bëra merak sepse pavarësisht të gjithave e kam xhan. Por pastaj nuk pushonte më telefoni sepse vetëm më shkruante.

Donaldi: A u gëzove që nuk fitova?

Semi: U gëzova shumë. Mund ta fitonte kush të donte, vetëm ti jo.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco