Vangelis, një nga kompozitorët më të njohur të dekadave të fundit, ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare.
Lindur në Greqi me emrin Evangelos Odessey Papathanassiou, por i njohur botërisht si Vangelis, veçanërisht pasi u transferua në Londër gjatë viteve ’70.
Ai njihet për veprën “Charitos of Fire”, një nga meloditë më të njohura në botë, e përdorur nga dhjetëra reklama, por edhe nga pothuajse çdo spot olimpik në ceremoninë e tyre.
Stili i tij unik, ku bashkonte atmosferat epike të muzikës simfonike me eksperimente elektronike dhe jazz, ishte i vlerësuar maksimalisht në botën e kinematografisë, ku ishte autori i një seri kolonash zanore ikonike, si ajo e filmit “Blade Runner”, “Conquest of Paradise” dhe dokumetarit “Antarctica” në vitet 80, por edhe i titujve më të mëvonshme si “Alexander” i Oliver Stone.
Ende nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes, por sipas mediave greke artisti ka ndërruar jetë në Francë, ku po trajtohej për pasojat e COVID-19.
© SYRI.net