Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta regjisorja dhe aktorja e njohur

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta regjisorja dhe aktorja e njohur

20:47, 17/05/2022
A+ Aa A-

Aktorja, skenaristja dhe regjisorja Kay Mellor ka ndërruar jetë. Regjisorja e njohur ishte 71-vjeç.

Lajmi i hidhur u dha nga një zëdhënës i kompanisë së saj të prodhimit televiziv, Rollem Productions.

Raportohet se skenaristja Mellor humbi jetën të dielën.

Ja ç’shkruante një zëdhënës i Kay Mellor:

Me pikëllim të thellë njoftojmë vdekjen e parakohshme dhe të papritur të mikeshës, mentores dhe koleges sonë të dashur Kay Mellor të dielën, 15 maj 2022. Ne kemi humbur një talent fenomenal. Ne kërkojmë që të respektoni privatësinë e familjes dhe miqve në këtë kohë.”

Aktori dhe moderatori James Corden ka reaguar pas këtij lajmi të hidhur. Ai pranon se falë Mellor, jeta tij ndryshoi tërësisht.

“Kay Mellor fatkeqësisht ndërroi jetë. Ajo ishte personi më bujar, i sjellshëm dhe i dashur. Një shkrimtare jashtëzakonisht e talentuar. Ajo ndryshoi jetën time kur më mori pjesë në Fat Friends në ITV. Ajo pa diçka tek unë që askush nuk e kishte parë Ajo u dha shumë njerëzve shanset e tyre të para. Kam kujtimet më të bukura kur isha në xhirime me të. Ajo do t’i mungojë shumë njerëzve. Mendimet e mia janë me familjen dhe miqtë e saj në këtë kohë”- shkroi ndër të tjera James Corden.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco