Kylie Jenner uron me fjalët më të ëmbla partnerin e saj Travis Scott në 31-vjetorin e lindjes

Kylie Jenner uron me fjalët më të ëmbla partnerin e saj Travis Scott në 31-vjetorin e lindjes

10:21, 02/05/2022
A+ Aa A-

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime miku im më i mirë , personi më i veçantë dhe babai i fëmijëve tanë @travisscott”.

Ky ishte urimi i 24-vjeçares Kylie Jenenr në Instagram për partenrin e saj Travis Scott pasditen e së shtunës, ndërsa postoi një foto ku shfaqej me reperin 31-vjeçar.

Ajo publikoi edhe një foto të çiftit duke luajtur me vajzën e tyre 4-vjeçare, Stormi.

Nëna e Kylie-t, Kris Jenner, gjithashtu e ka uruar në Instagram partnerin e vajzës së saj.

“Gëzuar ditëlindjen Travis!!!! Ti je një baba kaq i jashtëzakonshëm dhe i mrekullueshëm dhe është shumë argëtuese, një gëzim dhe një bekim të shikosh duke rritur fëmijët e tu”, ka shkruar 66-vjeçarja, një foto të saj me këngëtarin e hitit  “Goosebumps”. “Jam shumë krenare për ju dhe ju uroj ditën më magjike! Faleminderit që jeni një pjesë kaq e veçantë e familjes sonë… të dua!!!  @travisscott.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco