Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Bashkëshortja e Iliri Shaqirit tregon rrugëtimin e të shoqit  brenda dhe jashtë ‘BBV’

Bashkëshortja e Iliri Shaqirit tregon rrugëtimin e të shoqit brenda dhe jashtë ‘BBV’

16:37, 21/02/2022
A+ Aa A-

Bashkëshortja Ilir Shaqirit, Emanuela, gjatë një interviste për emisionin “Breaking” ka rrëfyer se si e ka përjetuar rrugëtimin e Ilirit brenda shtëpisë së ‘BBV’ si dhe ditët e para të daljes nga shtëpia.

Ajo është shprehur se edhe pasi rrugëtimi i tij përfundoi, Iliri ende nuk e ka kuptuar.

Emanuela gjithashtu tregoi se ajo që i bëri më shumë përshtypje është momenti kur Iliri doli për të gjetur vajzën e tij.

“Në realitet ende mallëngjehem, ende nuk e kam kuptuar mirë që përfundoi, ka qenë një rrugëtim i mrekullueshëm. Momenti kur unë e takova brenda shtëpisë ishte një surprizë e rëndësishme sepse unë i theksova, i thashë që do e ndjek kudo, qoftë dhe në kthimin në Shqipëri. Ishte një rrugëtim i vështirë për mungesën e familjes, por ajo që më bëri përshtypje më shumë, ishte momenti kur doli dhe po përpiqej të gjente vajzën. Pasi nuk e gjeti ishte i shqetësuar për të më pyeti ku është”,  tha Emanuela.

Përveç kësaj, ajo tregoi edhe mënyrën se si e përjetoi vajza e tyre Emily, fitoren e babit të saj.

Ajo nuk mundi të ishte pranë të atit dhe pjesë e studios, pasi kishte rezultuar pozitive me COVID dhe duhet të karantinohej për t’u kujdesur për veten.

“Ajo u ndje shumë e lumtur sigurisht, por dhe e mërzitur që nuk ishte këtu për ta përjetuar nga afër. Megjithatë, po bëjmë gjithçka gati që ajo të vijë këtu dhe ta takojë Ilirin dhe të përjetojë nga afër të gjitha emocionet”, tha tregoi Emanuela.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco