Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ilir Shaqiri flet pas fitores së ‘Big Brother’: Doja t’i tregoja shqiptarëve se kush isha...

Ilir Shaqiri flet pas fitores së ‘Big Brother’: Doja t’i tregoja shqiptarëve se kush isha...

07:49, 19/02/2022
A+ Aa A-

Balerini Ilir Shaqiri ka lënë shtëpinë e Big Brother për të shkuar në studio, ku e prisnin fansa e të afërm.

Ai ka thënë se nuk e priste asnjëherë të shpallej fitues, ndërsa si objektiv ka pasur finalen.

“E kam thënë gjithmonë, kam ardhur këtu pas shumë kohësh që t’i tregoj njerëzit e mi e me këtë quaj popullit tim, sidoqoftë të shkonte kjo gjë populli im është si familja ime, nuk bën ndryshe veçse ta duash. Unë kam ardhur këtu t’i tregoja njerëzve të mi kush jam unë, t’i tregoja kush është Iliri. Objektivi im ka qenë finalja, jo çmimi i madh. Ky çmim ka një vlerë të jashtëzakonshme”, tha Shaqiri.

Kujtojmë se Iliri kishte përballë në finalen e madhe Donaldin, një tjetër konkurrent mjaft të fortë.

Ai ka treguar gjatë qëndrimit në shtëpi se është një person me karakter të fortë dhe që di t’i bëjë ballë situatave.

Gjatë kësaj aventure, ai është shpallur disa herë banori më i votuar nga publiku dhe shpesh herë ka qenë lider, duke pasur dhe detyra të veçanta, që kanë përcaktuar shumë fate në lojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco