Pa fansin që nuk merrte dot frymë, Billie Eilish ndalon koncertin dhe e ndihmon

Pa fansin që nuk merrte dot frymë, Billie Eilish ndalon koncertin dhe e ndihmon

09:57, 08/02/2022
A+ Aa A-

Billie Eilish ka përjetuar një ngjarje të vështirë gjatë një koncerti të saj në State Farm Arena në Atlanta, Georgia.

Teksa po performonte, artistja vuri re se një i pranishëm në publik kishte vështirësi në frymëmarrje dhe e ndaloi menjëherë koncertin për t’i dalë në ndihmë.

 

“A keni nevojë për një inhalator?”- e pyeti Eilish fansin, përpara se të kthehej te ekuipazhi i saj.

“A kemi një inhalator? A mund të gjejmë vetëm një?”

 

Më pas, Billie arriti ta menaxhonte situatën, duke lejuar dhe turmën që mos të rrinte shumë afër me personin dhe duke i dhënë atij pak kohë që të merrte veten.

Momenti është kapur në video nga shumë prej të pranishmëve, të cilët kanë nxituar t’i postojnë ato në internet, ndërsa kanë vlerësuar këngëtaren për veprimin e saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco