'Video nudo në rrjete sociale…' Meliku akuzon rëndë konkurrenten e 'Për’puthen'

'Video nudo në rrjete sociale…' Meliku akuzon rëndë konkurrenten e 'Për’puthen'

21:49, 07/02/2022
A+ Aa A-

Puntata e ditës së sotme në emisionin e dashurisë “Përputhen” ka nisur në mënyrë të vrullshme si rrjedhojë e një debate të ashpër midis Fjorit dhe Melikut.

Shkak i këtij konflikti u bë fakti se, së fundmi një video nudo e Fjorit ka qarkulluar në rrjetet sociale.

Kjo gjë është kthyer në temën e diskutimit që ka sjellë ofendime të rënda dhe fjalëve të ashpra mes Fjorit dhe Melikut në studio.

Fillimisht, ishte Meliku ai që i përmendi videon. Kështu, kjo gjë ka sjellur dhe reagimin e Fjorit, e cila u ngrit e revoltuar dhe tentoi t’i afrohej atij për ta goditur.

Megjithatë, ajo nuk arriti ta godiste, pasi konkurrentët e tjerë ndërhynë menjëherë duke mos lejuar që situata të agravonte.

Më pas Fjori sqaroi ngjarjen e rëndë që ka përjetuar.

”Të gjithë ne këtu kemi pasur një të kaluar, kemi pasur të dashur që mund t’i kemi dërguar foto apo video. Ishte fatkeqësi e imja që ajo video u publikua. Në portale qarkullon një video e imja”, tha Fjori i revoltuar.

Rikujtojmë se në vazhdim të puntatës u transmetua takimi i Fjorit me Mevlanin, një takim ky që rezultoi pa debate dhe të dy konkurrentët u dukën të kënaqur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco