U tha se është ndarë nga Romeo, Aleksia ndan postimin që na bëri të gjithë konfuzë

U tha se është ndarë nga Romeo, Aleksia ndan postimin që na bëri të gjithë konfuzë

20:19, 07/02/2022
A+ Aa A-

Së fundmi është diskutuar shumë se çifti i përfolur, vajza e Niko Peleshit, Aleksia Peleshi si dhe aktori i humorit Romeo Veshaj i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Këto dyshime për ndarje të mundshme të dyshes ka ndodhur si pasojë e faktit se ata nuk ndiqen në rrjetin social “Instagram”, teksa ende nuk ka patur një konfirmim nga asnjëri prej tyre.

Ndërkohë që së fundmi Aleksia ka qenë pjesë e intevristave ku ka folur jo pak herë për lidhjen e saj me Romeon, nuk e dimë se çfarë ka bërë që çifti të bëjë veprimin e papritur.

Mirëpo, pak kohë më parë, Aleksia Pelëshi ka surprizuar me postimin e saj së fundmi në “Instastory”.

Ajo ka postuar portretin e Ismail Qemalit, që është realizuar pikërisht nga vëllai i Romeos, Donaldi në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.

Mbi këtë foto, ajo ka vendosur mbishkrim me zemra, teksa nënkupton mbështetje dhe vlerësim për portretin e “kunatit” të saj.

Duket se ky postim jo vetëm ka treguar suportin e saj për konkurrentin në shtëpinë më të famshmë në Shqipëri, por fansat e ndjekësit dyshojnë se mund të ketë qenë një mënyrë indirekte për të hedhur poshtë e për të mohuar aludimet për ndarjen nga partneri i saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco