Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Getinjo habit me rrëfimin e tij, ja sa herë ka rënë në burg reperi

Getinjo habit me rrëfimin e tij, ja sa herë ka rënë në burg reperi

13:24, 04/02/2022
A+ Aa A-

Reperi i njohur, Getinjo gjatë një postimi të bërë në Instastory ditën e djeshme ka treguar disa gjëra mjaft interesante lidhur me jetën e tij private.

Me një foto nga Budapesti, këngëtari ka rrëfyer një pjesë nga e kaluara e tij ku shprehet se ka përfunduar në burg rreth tre herë.

Sipas asaj që reperi ka shkruar, kjo besohet se ka ndodhur në kohën kur shqiptarët tentonin të kalonin kufirin ilegalisht.

Këtu ku shumë shqiptarë kanë përjetuar keqtrajtim, njëri prej tyre edhe unë. Sot vij e i rrahë me dokumente gojës. Jeta është interesante! Tre herë kam qenë në burgje të këtij shteti, duke u munduar të dalë në Evropë. Zoti është i mrekullueshëm”, shprehet Getinjo.

Nuk dihen ende detajet ekzakte se kur mund të ketë ndodhur ngjarja në fjalë, por sido që të jetë, ai duket i lumtur që tashmë gëzon dokumentacion të plotë të lëvizjes së lirë për në Hungari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco