Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Pas eliminimit të Beatrixës, ironizion keq mikesha e Borës

Pas eliminimit të Beatrixës, ironizion keq mikesha e Borës

08:53, 23/01/2022
A+ Aa A-

Këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj ishte në nominim gjatë javës së kaluar së bashku me të dashurin e saj, Donald Veshaj dhe moderatoren, Einxhel Shkira.

Ndërsa, të premten gjatë natës së spektaklit publiku kishte vendosur që përmes televotimit të largojnë këngëtaren kosovare.

Para disa javëve, në shtëpinë e famshme ishin tre çifte, e që pas eliminimit të Beatrixës, tashmë nuk ka mbetur më asnjë çift, kështu që vetëm Einxhel dhe Donald janë brenda akoma e partnerët e tyre jashtë.

Pas njoftimit se do të largohet Beatrixa, nuk u përloten vetëm banorët, por edhe moderatorja, Arbana Osmani.

Ndërsa, lidhur me daljen e saj ka reaguar edhe Olsa Muhameti – autorja e ‘Për’puthen’, emision të cilin e udhëheq ish e dashura Donaldit, Bora Zemani.

‘Kush vdiq mo fol’, e kjo duket në mënyrë indirekte si ironi për situatën e krijuar, por që më pas Olsa e fshiu postimin.

Image

Kujtojmë se mikesha e Borës, Olsa kishte reaguar edhe pas zyrtarizimit të lidhjes Donald – Beatrix.

‘Një burrë i vërtetë nuk bën lojëra mendjesh me një grua. Vetëm djemtë e dobët, të pasigurte dhe të papjekur e bëjnë këtë gjë’, ka shkruar ajo në Instastory.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco