Ja transformimi i Megan Fox ndër vite! Por, a ka bërë ajo operacione plastike?

Ja transformimi i Megan Fox ndër vite! Por, a ka bërë ajo operacione plastike?

17:35, 18/01/2022
A+ Aa A-

Megan Fox ka ndryshuar shumë që kur u shfaq për herë të parë në qendër të vëmendjes në ekran.

Ndërkohë që ylli i “Transformers” ka mohuar të ketë bërë operacione plastike në të kaluarën, fotot e saj para dhe pas tregojnë ndryshimin e saj të madh në pamje gjatë viteve.

Në vitin 2010, revista “Allure” e pyeti nënën e tre fëmijëve për operacionet e saj të përfolura në buzë, të cilat ajo i mohoi.

"Unë do të them për njerëzit që vënë në dyshim vërtetësinë e buzëve të mia, ju mund të shihni qartë se buzët e mia janë reale,” -u përgjigj ajo.

Aktorja e cila tani është e fejuar me Machine Gun Kelly, ka pohuar gjithashtu se ajo kurrë nuk ka bërë botox, zmadhim faqesh apo ndonjë lloj tjetër përmirësimi kirurgjik të fytyrës.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për operacionet plastike në përgjithësi, aktorja nuk është kundër.

Unë do të inkurajoja këdo që dëshiron kirurgji plastike që së pari të flasë me një terapist, të përpiqet të kuptojë se nga vjen kjo dëshirë,” tha ajo.

“Nëse nuk ka të bëjë me dhëmbët, hundën apo mjekrën tuaj – operacioni nuk do ta lehtësojë atë pasiguri për ju. Megjithatë, është e mahnitshme që ne kemi teknologjinë për të bërë gjërat që bëjmë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco