Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Bora Zemani pjesmarrëse në finalen e ‘BBV’?!

Bora Zemani pjesmarrëse në finalen e ‘BBV’?!

17:13, 18/01/2022
A+ Aa A-

Trekëndëshi ‘Bora Donald Beatrix ka qenë një ndër më të komentuarit në mediat rozë gjatë këtyre muajve.

Puthja e Donaldit me Borën “live”, si dhe lidhja e tij me Beatrix bëri një bujë të jashtëzakonshme, ndërkohë që reagimet kanë qenë të pakta, dhe nuk ka patur asnjë përballje.

Por, mesa duket gjatë finales së ‘BBV’, sipas burimeve për ‘Pamfleti’, po planifikohet hyrja e Bopra Zemanit.

Burimet thanë se një ide e tillë është hedhur në tavolinën e mbledhjes së produksionit. Teksa po mendohet për skaletën e finales së madhe, një ndër pikat që po përflitet është edhe hyrja e Borës në një përballje me Donaldin dhe Beatrix.

Flitet se një ide e tillë është konfirmuar edhe nga vetë Bora Zemani. Megjithatë, dhënia e këtij lajmi në mënyrë publike, ende nuk është bërë nga “Top Channel”.

Një ngjarje e tillë padyshim që do të mbante të gjithë shqiptarët pas ekranit dhe do të sqaronte një herë e mirë marrëdhënien e Donaldit me ish partneren, apo edhe me Beatrix Ramosaj.

Rikujtojmë se dyshja u përfol gjatë për një krisje të mundshme mes tyre, gjë që u sqarua nga çifti, i cili duket se është kthyer në normalitet.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco