‘E ka patur personale’, Alvisa me tone të ashpra drejtuar Arjan Konomit

‘E ka patur personale’, Alvisa me tone të ashpra drejtuar Arjan Konomit

16:58, 18/01/2022
A+ Aa A-

Alvisa Qarri, ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ ishte e ftuar në emisionin ditë e re gjatë ditës së djeshme.

Aty ajo ka folur gjatë rreth eksperiencën e saj të dashurisë në program dhe në njërën nga temat që ajo ka trajtuar ishte dhe marrëdhënia me Arjan Konomin.

Të dy ata kanë patur shumë mosmarrëveshje të shumt5a gjatë kohës kur ajo ishte pjesë e programit.

Ajo u shpreh se opinionisti është sjellë në mënyrë të ulët dhe ofenduese, ku sipas saj, ka treguar edukatën e tij.

“Ishte personale nga ana e tij mendoj unë, e di që një opinionist vendoset në atë status sepse është më i zgjuar dhe më intelektual. Por Arjani ka bërë të kundërtën, të paktën me mua me ofendime dhe me nivel shumë të ulët që nuk është e hijshme për të. E ka patur personale.”- ka thënë Alvisa.

“Në fund të fundit ai ka treguar veten e tij. Unë kam treguar edukatën familjare pa ofenduar askënd me qetësinë time. Ndonjëherë kam debatuar pak sepse është mbushur kupa, por prapë kam qenë diplomate, se është mbushur kupa. Nuk kam çfarë të them, ka treguar veten e vet.”- përmbylli ish-konkurrentja.

Nga ana tjetër, Bashkimi, partneri i saj ka thënë se nuk ka asnjë gjë personale me Arjanin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco