Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Uanda Nara po hyn mes një çifti?! Reagon modelja

Uanda Nara po hyn mes një çifti?! Reagon modelja

21:44, 16/01/2022
A+ Aa A-

Telenovela e çiftit Ikardi-Uanda ka përfunduar  edhe pse modelja vazhdon të jetë në qendër të mediave.

Mediat argjentinase kanë identifikuar diçka mjaft provokative nga ana e Uandës.

Mesa duket Uandës i ka ngelur akoma hatri me flirtimet e të dashurit të saj.

Kështu që si provokim, ajo ka pëlqyer fotot e shumë meshkujve në Instagram. Një prej tyre ishte Bautista Belo.

Ai është një lojtar poloje dhe i dashuri i modeles Sofia Himenez.

Fansat direkt aluduan se Uanda po futej ndërmjet çiftit, por ajo i mohoi kategorikisht këto zëra.

“Janë gënjeshtra ato zëra që kam dëgjuar, i kam shkruajtur Sofisë menjëherë.

Natyrisht që fansat përpiqen të hedhin kunja, aq më tepër që jeta sociale e Uandës është e mbushur me intriga dhe skandale.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco