Olsi Bylyku zbulon si shkoi takimi i parë me vjehrrën dhe nuk paska qenë aspak i zakontë

Olsi Bylyku zbulon si shkoi takimi i parë me vjehrrën dhe nuk paska qenë aspak i zakontë

18:45, 20/12/2021
A+ Aa A-

Olsi Bylyku dhe Egli Tako janë kthyer në një prej çifteve më të dashura nga publiku shqiptar falë ëmbëlsisë dhe pozitivitetit që transmetojnë.

Tashmë ndjekësit dinë shumë rreth marrëdhënies së tyre, të cilën ata fillimisht zgjodhën ta shijonin në privatësi.

 

Olsi ishte i ftuar në "E diell", ku ka treguar se si ishte takimi i parë me vjehrrë.

Aktori tregoi se ndodhi shumë rastësisht.

 

Ai tha se një ditë teksa po pinte kafe si gjithmonë me Eglin, kjo e fundit i tha se duhej të lëvizte për të takuar mamin.

Olsi i kishte thënë ta thërriste edhe atë aty me ata dhe kaq ishte!

 

Ai tregoi se ajo është shumë e mirë, e sjellshme dhe gatuan shumë mirë.

Pjesë nga intervista:

 

Ervin-Më thuaj njëherë,ti më shumë ke marrë oferta për të lëvizur nga njëri vend i punës,apo tentativa për të tradhtuar Eglin?

Olsi-Jo,më shumë kam pasur oferta për punë

Ervini-Jo se thonë që kur fejohet një djalë ose ka lidhje serioze gjuhet edhe më shumë

Olsi-Po është e vërtetë,mu më kanë gjuajt, por kam pasur më shumë oferta pune.

Ervin-Pse thotë Egli lart e poshtë që ti je shumë kurnac?

Olsi-Gënjen!

Ervin-Po pse gënjen ajo.

Olsi-Unë shpenzoj shumë, shpenzoj pafund dhe në qoftë se Egli e ka thënë ka gënjyer.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco