Kanye 'Babagjyshi' dhuron mijëra lodra për fëmijët në vendlindjen e tij

Kanye 'Babagjyshi' dhuron mijëra lodra për fëmijët në vendlindjen e tij

17:35, 20/12/2021
A+ Aa A-

Kanye West është cilësuar si një “hero i qytetit të lindjes” pasi ka dhuruar mbi 4000 lodra për “Chicago Toy Drive 2021”.

Sipas “16th Ward” Alderman Stephanie Coleman, reperi, i cili këtë vit ndryshoi emrin e tij në Ye, bleu mijëra lodra për një ngarje bamirësie që po mbahej në Englewood të dielën (19 dhjetor).

Jam shumë krenar që Kanye po i përgjigjet edhe një herë kërkesës sonë për të ndihmuar fëmijët e Englewood dhe më gjerë”, tha politikani për “ABC7 news”. “Ai nuk është i huaj për komunitetin tonë.”

“Prania e tij është ndjerë gjithmonë në lagjet tona dhe atij i pëlqen të vizitojë, por këtë Krishtlindje ai ka qenë me të vërtetë Santa Claus-i ynë i ditëve tona”, shtoi Coleman.

Sipas Complex, biznesmenë dhe drejtues të tjerë vendas dhuruan gjithashtu lodra për fëmijët.

Javën e kaluar, West zbuloi se ai pret të jetë “i pastrehë” brenda një viti pasi ai planifikon të kthejë të gjitha shtëpitë që ka në kisha”.

Në një intervistë të re, reperi i hitit “Stronger” tha se beson se shoqëria po vritet nga “sundimi kapitalist”, duke shtuar se është koha për ta ndryshuar këtë.

“Ne po e bëjmë këtë jetimore dhe do të jetë një vend ku çdokush mund të shkojë. Duhet të jetë si një komunë artistësh. Ushqimi duhet të jetë gjithmonë i disponueshëm”, tha ai duke shpjeguar planet që ka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco