Lajmi i fundit

VIDEO-PLUG/ Maloku-Qefalia si shokët ‘5D’ të Erion Veliajt

FOTO/ Atdheu në një lidhje me Efin e 'Për’puthen'?

FOTO/ Atdheu në një lidhje me Efin e 'Për’puthen'?

12:14, 20/12/2021
A+ Aa A-

Atdhe Xharavina është një nga ish-konkurrentët më të komentuar të “Për’puthen”.

Së fundmi, Atdheu është është në qendër të vëmendjes pasi është parë në shoqërinë e një vajze.

Është fjala pikërisht për Efin e “Për’puthen.

Kryefjala.com bën me dije se ata janë kapur “mat” teksa shkonin në një dyqan në Tiranë dhe teksa Efi provonte fustane, Atdheu është treguar një zotëri i vërtetë dhe e ka shoqëruar. Dyshja duken mjaft të afërt me njëri-tjetrin, duke ngritur kështu dyshime se mund të jenë në një lidhje.

Kujtojmë që Efi bëri bujë të madhe me hyrjen e saj në “Për’puthen” për shkak të ngjashmërisë me Bora Zemanin dhe Elvana Gjatën, por siç duket nuk e ka gjetur dashurinë në program, por jashtë dhe pikërisht tek Atdheu.

Kujtojmë që Efi ka pasur disa takime me Brunon në “Për’puthen”, ndërsa në takimin e fundit ajo pranoi madje edhe pëlqimin për dikë tjetër dhe nuk dihet nëse e ka pasur fjalën për Atdheun.

Ndërkohë, pak kohë më parë Atdheu pranoi në emisionin “Wake Up” se ishte në një lidhje, por nuk foli më shumë për vajzën “misterioze”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco